Ilustrim

Therje edhe në Ferizaj, lëndohet një person

Një person është therur në Ferizaj, të enjten në mbrëmje.

KALLXO.com merr vesh se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është konfirmuar nga shefin i ndërrimit të Emergjencës në QKUK, Naser Sylen.

“Na e kemi pasur edhe një rast tjetër ai i Ferizajt. I njëjti është therur. Pas trajtimit të parë mjekësor është dërguar në kirurgji plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla për KALLXO.com.

Ky është rasti i dytë i therjeve brenda një nate, pasi dy të rinj janë therur në Prishtinë. Njëri nga të lënduarit është ende në gjendje të rëndë.