Policia te shkolla '7 marsi'. FOTO: KALLXO.com

Therja e mësueses në shkollën '7 Marsi', Prokuroria kërkoi trajtim të detyrueshëm psikiatrik për të akuzuarën

 

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Lutfi Shala dhe anëtarët Shashivar Hoti dhe Vesel Latifi morën vendim me të cilin e përjashtuan publikun nga salla e gjykimit sipas kërkesës së prokurores së shtetit Besa Limani.

Ndonëse kërkesa e prokurores për përjashtimin e publikut u aprovua nuk u dha arsyetim më i gjerë  për mbylljen e seancës.

Shkak për mbylljen e kësaj seance ishte se prokurorja e rastit  Besa Limani, kishte parashtruar propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj B. Th.

Sot në këtë Gjykatë ishte planifikuar të dëgjohej eksperti psikiatrik.

B. Th. sipas propozimit për ndjekje të Prokurorisë me datën 30 prill 2019, në shkollën fillore ‘7 marsi’ pas një mosmarrëveshje paraprake që kishte me mësuesen tani të dëmtuarën me datën 8 mars 2019, në praninë e nxënësve e godet 3 herë me thikë me qëllim që ta vrasë.

Prokurorja e rastit Besa Limani, në bazë të raportit psikiatrik ndërroi aktin akuzues nga Aktakuza në propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor.