Ilustrim

Tenton t`u ikën policisë, arrestohet pas një muaji

Në fund të korrikut të këtij viti, një person kishte rrezikuar jetën e disa zyrtarëve policor deri sa po tentonte të ikte nga ta.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se pas më shumë se një muaji i dyshuari është arrestuar.

Në raportin ditor të policisë thuhet se më 31 korrik të këtij viti në fshatin Seçishtë, të Komunës së Hanit të Elezit  i dyshuari gjatë një kontrolli policor, nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe  ka tentuar të ikë me veturën e tij duke i rrezikuar zyrtarët policorë.

Policia nuk ka dhënë detaje se për çfarë është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.