Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Mbrëmë rreth orës 23:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Pejë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në afërsi të Urës së Gurit në Pejë.

KALLXO.com merr vesh se të shtëna me armë zjarri ka pasur në drejtim të një veture.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se nuk është raportuar për persona të lënduar nga ky rast.

“Nuk është arrestuar ende asnjë person. Policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.