Shpallja e vendimit ndaj Asamblistit Fitim Guda

Të mërkurën e pranoi fajësinë, sot dënohet asamblisti i LDK-së në Gjilan

Fitim Guda, asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, është dënuar nga Gjykata për veprën penale të mos deklarimit të pasurisë.

Guda, në shqyrtimin fillestar, të datës 17 nëntor, e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën akuzohej.

Kështu, ai u dënua me dënim me kusht prej 1 viti dhe dënim me gjobë prej 500 euro.

“Është bërë një gabim i vogël teknik prej meje, më vjen keq për rastin që ka ndodhur dhe i premtoj Gjykatës që në të ardhmen nuk do të përsërisë vepra penale”, pati thënë shkurt i akuzuari Guda.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Fitim Guda, nuk i kishte paraqitur të gjitha të dhënat e kërkuara në Deklaratën e Agjensisë Kundër Korrupsionit.

Tutje sipas aktit akuzes, i akuzuari Guda, duke qenë asamblist në Komunën e Gjilanit, në formularin e AKK-së, i kishte paraqitur të dhënat e tjera, por jo edhe ato të pronësisë dhe afarizmit të kompanisë “A. A. Solid. SH.P.K”, edhe pse ishte pronar i sajë.

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast – LINK 

#mosdeklarim i pasurisë, Sabedin Mushica, Leonora Kadriu, Fitim Guda, Ardian Klaiqi.