Të dyshuarit për lojërat e fatit në Viti dalin para Gjykatës

Adem Tahiri, Çlirim Faxhiu, Besim Idrizi dhe Kushtrim Qosa, kanë dalë para gjykatës në Viti, nën dyshimet se kanë organizuar bixhoz të kundërligjshëm.

I dyshuari i pestë, Gëzim Aliu nuk është paraqitur në gjykatë për arsye shëndetësore, derisa seanca ndaj tij do të mbahet në spitalin e Gjilanit

Ditë më parë KALLXO.com, raportoje në lidhje me bastisjen e këtyre lokale dhe arrestimin e disa personave.

Gjatë javës së kaluar hulumtuesit e KALLXO.com, kishin arritur që të luanin brenda njërit nga këto lokale.

Sistemi i luajtjes ishte i thjeshtë, mjaftonte që të mbushni llogarinë dhe kompjuteri aktivizohej në mënyre automatike.

Aksioni i ndërmarrë sot nga prokuroria e Gjilanit përfundojë me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e dhjetëra kompjuterëve dhe provave të tjera materiale.

Dorëzohet në polici pronari i njërës kazino ilegale në Viti

.