Gjykimi ndaj të akuzuarve peër drogë - 12.11.2019

Të akuzuarit për transportin e drogës nga Peja në Mitrovicë deklarohen për fajësinë

 

Jeton Murtezaj, Burim Shkreli, Jeton Vokshi dhe Emin Bajrami, të akuzuar nga Prokuroria e Mitrovicës, se në grup kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihuanë nga Peja në qytetin e Mitrovicës, e kanë pranuar fajësinë në Gjykatë.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Flamur Demiraj, por sot gjykata e ka veçuar procedurën ndaj të njëjtit, për shkak të pamundësisë për të siguruar prezencën e tij në gjykatë.

Pas leximit të akuzës nga prokurori Naim Beka, të pandehurit Murtezaj, Shkreli, Vokshi dhe Bajrami, në këtë seancë të shqyrtimit fillestar u deklaruan së ndjehen fajtor, duke pranuar kështu fajësinë për këtë vepër penale.

Lidhur me pranimin e fajësisë prourori Beka ka thënë se është bërë në pajtim me provat që gjenden në shkresat e lëndës, duke i propozuar gjykatës që ta aprovojë këtë pranim të fajsisë.

Aprovimin e fajësisë për të pandehurit e kanë kërkuar edhe mbrojtësit e të pandehurve, avokatët  Mentor Neziri, Leotrim Ademi, Xhelal Hasani dhe Vehbi Beqiri, duke kërkuar nga gjykata që me rastin e matjes dhe lartësisë së dënimit gjykata të këtë parasysh rrethanat lehtësuese siç ishte edhe ajo e pranimit të fajësisë.

Pas kësaj gjykatësi i rastit Beqir Halili ka aprovuar pranimin e fajësisë për të akuzuarit Murtezaj, Shkreli, Vokshi dhe Bajrami.

Tutje gjykatësi ka njoftuar palët se me 15 nëntor do të bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve.

Ndryshe, Prokuroria e Mitrovicës akuzon Jeton Murtezajn, Burim Shkrelin, Flamur Demirajn- ndaj tij është veçuar aktakuza, Jeton Vokshin dhe Emin Bajramin se në mars të vitit 2012 në garazhën e automjeteve në një qendër tregtare në Mitrovicë ishin organizuar në grup dhe kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihunë.

Sipas akuzës këto substanca ishin sjellë nga Peja në Mitrovicë e pastaj ishin vendosur në një çantë sportive me mbishkrimin “Sport “, ndërsa në të kishin qenë gjithsej 11 paketime në peshë të përgjithshme 11.316 kg.

Këtë sasi të marihuanës i akuzuari Jeton Murtezaj e kishte sjellë nga Shqipëria e më pas e kishin dërguar në shtëpinë e tani të akuzuarit Burim Shkreli në një fshat të Pejës.

Ndërsa ditën kritike rreth orës 16 pas dite, ishin nisur me tri vetura nga Peja për në Mitrovicë.

Të akuzuarit kishin arritur në Mitrovicë  dhe sipas akuzës nxjerrin 11 paketime me marihuanë të cilat i vendosin në një automjet tjetër.

Ata ishin  hetuar nga policia dhe të pandehurit arrestohen në flagrancë. Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Jeton Murtezaj sapo merr 7 mijë e 200 euro nga shitja e narkotikëve ik nga vendi i ngjarjes, por disa çaste më vonë arrestohet nga policia në një postë private në rrugën “Marin Barleti “, në Mitrovicë.

Ndërsa Burim Shkrelit në shtëpinë e tij në Pejë i ishin gjetur 359.35 gr marihuanë, të cilat pas kontrollit nga e policisë ishin konfiskuar.

Me këtë këtë akuzohen se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave pasiko- tropike.