Arkiv

Supremja jua refuzon kerkesat të dënuarve për rastin e përkthimit të librave nga UP

Gjykata Supreme i ka refuzuar kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë  nga të dënuarit Hakif Veliu dhe Albert Rakipi.

Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë janë refuzuar si të pabazuara për shkak se Supremja nuk ka shkelje procedurale të pretenduara nga palët.

Poashtu kërkesat kishin pretendime edhe të natyrës së shkeljeve në drejtim të konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike andaj edhe u refuzuan si të pabazuara.

Tashmë i dënuari Hakif Veliu, në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë kishte pretenduar që aktgjykimi i shkallës së parë përfshihej në shkelje esenciale pasi që gjykata nuk kishte dhënë asnjë arsye për faktet vendimtare se si Hakif Veliu e kishte vënë në lajthitje personin zyrtar.

Poashtu në këtë kërkesë është pretenduar se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është shpallur fajtor.

Pastaj gjykata e shkallës së parë dhe shkallës së dytë me rastin e matjes së dënimit nuk kishin marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ndërsa sipas kërkesës së të dënuarit Albert Rakipi pretendohej lidhur me cilësinë e personit zyrtar sepse Albert Rakipi është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe ka shërbyer vetëm si përfaqësues i operatorit ekonomik që ka marrë pjesë në tender e jo si person zyrtar.

Poashtu Albert Rakipi në kërkesën e tij pretendon se është shkelur parimi i barazisë së armëve pasi nuk janë aprovuar për administrim provat materiale të propozuara nga tashmë i dënuari Albert Rakipi.

Albert Rakipi, Hakif Veliu dhe Enver Hasani ishin dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me datën 18 tetor 2017 për veprën penale mashtrim në detyrë  e për të cilën ishin dënuar Enver Hasani me dënim me kusht prej 1 viti,  ndërsa Hakif Veliu dhe Albert Rakipi ishin dënuar me nga 6 muaj burgim i cili ju ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në lartësi prej 10,000 euro.

Ndërsa Gjykata e Apelit me vendimin e datës 16 prill 2019, kishte liruar Enver Hasanin nga akuza ndërsa Albert Rakipin dhe Hakif Veliun i kishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

Përkthimi i librave në UP, Apeli ua ashpërson dënimet dy të akuzuarve