Arkiv - Ivan Todosijeviq - Ish ministër

Supremja e kthen në rigjykim dënimin ndaj Ivan Todosijeviqit për mohimin e masakrës së Reçakut

Gjykata Supreme ka prishur aktgjykimin dënues ndaj Ivan Todosijeviqit, për mohimin e masakrës së Reçakut

Ivan Todosojeviqi ish ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, më kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ka arritur të prishë dënimin prej 2 viteve burgim për veprën penale nxitje të urrejtjes.

Gjykata Supreme pasi ka anuluar aktgjykimin dënues ka vendosur që lëndën ta kthejë lëndën në rigjykim.

Ivan Todosojeviqi, u dënua me 5 dhjetor 2019 për një deklaratë të dhënë në vitin 2018 me të cilën e quante trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Në korrik të vitit 2019, Prokuroria e Prishtinës kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Sipas Prokurorisë, Todosijeviq në cilësi të ministrit, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se Todosijeviq në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, ka thënë se masakra e Reçakut ishte trillim.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, kishte thënë Todosijeviq.

Pas kësaj deklarate, kryeministri Ramush Haradinaj e kishte shkarkuar Todosijeviqin nga pozita e ministrit.

Mohoi masakrën e Reçakut, dënohet ish-ministri i Listës Serbe