Sulmohet vetura e doganës, ishte në ndjekje të kontrabandës

Një zyrtar i doganës së Kosovës ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar gjatë punës.

I njëjti kishte qenë në ndjekje të një furgoni që ishte i dyshuar për kontrabandë, kur një veturë tjetër e godet duke e i’a pamundësuar ndjekjen e furgonit.

Pas goditjes së veturës zyrtare të doganierit, sulmuesit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka njoftuar se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Lum i Madh në Vushtrri.