Ilustrim

Sulmohet me armë zjarri gjilanasi

Një person ka raportuar në polici se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas ankuesit shtënia me armë nuk ka pasur pasoja.

Policia e Kosovës pas daljes në vend të ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të pistoletës.

Policia ka kërkuar në shtëpi të dyshuarin, por nuk është takuar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Gjilan dhe është duke u hetuar.