Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Sulmohen policët në Lipjan

Gjatë një ahengu familjar në Lipjan një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit, një i dyshuar tjetër ka sulmuar zyrtarët policor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishekë me gas.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje në ora 16:09.