Sulmi ndaj Haki Abazit, lëshohet urdhër arrest për Dardan Molliqajn
Ka dështuar të mbahet seanca, ndaj të akuzuarve Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti. Të njëjtit akuzohen për sulm fizik ndaj Haki Abazit.
Sërish, në këtë shqyrtim fillestar kanë munguar dy të akuzuarit Molliqaj dhe Sahiti.
Gjykatësja e rastit njoftoi se është lëshuar urdhër arresti ndaj dy të akuzuarve.
Për të akuzuarin Molliqaj gjykatësja Pacolli njoftoi se nuk është i qasshëm, ndërsa për të akuzuarin Sahiti tha se në bazë të arsyetimeve të dhëna ka dyshime se i njëjti po i shmanget thirrjes së gjykatës.
“Është kontradiktore pasi që në raportin e seancës së kaluar thuhet se Fatos Sahiti nuk pranon fletëthirrjen, ndërsa nga raporti tjetër i Policisë së Kosovës thuhet se adresa e të njëjtit është e panjohur”, shtoi gjykatësja.
Sipas aktakuzës së siguruar për KALLXO.com, i akuzuari Molliqaj pas përfundimit të debatit në emisionin “Presing’ e kishte thirrur të dëmtuarin Abazi duke i thënë “ndalu këtu e flasim çka deshte me thënë në debat”.
Tutje, aktakuza thotë se në ato momente kur Abazi ishte në shoqëri me Rexhep Hotin, i akuzuari Molliqaj me dashje dhe duke përdorur forcën e sulmon Abazin duke e goditur me grushte në fytyrë e duke e kapur për duar.
Sipas aktakuzës, sulmit i është bashkëngjitur edhe Fatos Sahiti deri në momentin kur Abazi ka arritur të ju largohet.
Haki Abazi: Dardan Molliqaj më sulmoi me grushte pas debatit