Foto-ilustrim

Suharekë, vrasja në janar dyshohet se u bë për borxhin prej 20 eurove

Vrasja e një burri në janar të këtij viti në fshatin Maqitevë të Suharekës, dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi prej 20 eurosh.

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me iniciale S.A., për vrasje të rëndë dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i dyshuari S.A., më datë 26 janar të këtij viti fillimisht ishte fjalosur dhe kishte pasur një mos marrëveshje me të ndjerin Sh.K, lidhur me një borxh prej 20 euro që ky i fundit i kishte vëllait të të dyshuarit.

Pas fjalosjes i dyshuari S.A., ka shkuar te kamioneta e tij dhe ka marrë pushkën gjysmë automatike të tipit AK-47, ka shtënë në drejtim të të ndjerit SH.K.

Sipas prokurorisë, pasi i ndjeri bie në tokë, i akuzuari S.A., me bisht të sopatës e godet fillimisht në fytyrë të ndjerin Sh.K., dhe vazhdon ta godasë edhe disa herë duke i shkaktuar 8 plagë në pjesë të ndryshme të trupit të cilat goditje kanë qenë vdekjeprurëse aty për aty.

Shifrat e vrasjeve në Prizren sfidojnë Pejën e dikurshme