Foto-ilustrim

Suharekë: Vëllai i të dyshuarit për fajde përfundon në burg, dyshohet se kërcënoi dëshmitarët

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prizren, më 22.10.2019 kishte arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale – fajde dhe detyrim.

Më 24 tetor Gjykata e Prizrenit për 4 të dyshuarit ka caktuar masën e paraburgimit.

Suharekë, 4 të arrestuar për fajde e detyrim, iu gjetën 37 mijë euro ‘cash’

Më 24, 25 dhe 28 tetor gjatë intervistimit të të dëmtuarve-dëshmitarëve të njëjtit  para Policisë kishin deklaruar se  personi me inicialet B.Sh., vëllai i njërit nga 4 të arrestuarit për fajde e detyrim, kishte arritur t’i takojë gjashtë nga të dëmtuarit-dëshmitarët e rastit, ku  duke përdorur kanosjen serioze i detyron dëshmitarët për të dhënë deklarata të rreme ose për të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari B.Sh. kishte arritur që nga avokati që përfaqësonte vëllain e tij të dyshuar për fajde të marrë kërkesën për caktim të paraburgimit në të cilin dokument ishin të përmendur emrat e të dëmtuarve, që të pandehurit dyshohet t’iu kenë dhënë para me fajde.

Kështu, i dyshuari B.Sh. pas caktimi të paraburgimit ndaj vëllait të tij ka takuar gjashtë të dëmtuarit e rastit dhe dyshohet t’i ketë kanosur për të dhënë deklarime të rreme ose për të mos dhënë informacione të vërteta, duke iu  thënë që para Policisë të mos dëshmojnë për të dyshuarin – vëllain e tij me iniciale F.Sh. dhe të dyshuarit tjerë me iniciale A.L. dhe F.B. se po merren me fajde

I dyshuari frikëson gjashtë dëshmitarë për një procedurë penale

I dyshuari B.Sh. nga Suhareka është dërguar në paraburgim për dyshimet se ka kryer veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale.