Ilustrim

Suharekë, konfiskohen dy armë pa leje

Dy armë janë konfiskuar dhe një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara në rajonin e Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ku njësitet policore nga i dyshuari kanë konfiskuar një pushkë gjuetie.

Ndërsa rasti tjetër raportohet se ka ndodhur në fshatin Bukosh, po ashtu në Suharekë, ku një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskur një armë zjarri me 12 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa në rastin e parë rasti shkon në procedurë të rregullt.