Suharekasi rrah gjyshen e tij

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Suharekë një ditë më parë, rreth orës 15:50.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, po raportohen raste të konsiderueshme të dhunës në familje.