Prapa grilave - Ilustrim

Sot mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj zyrtarit të AKI-së

Zyrtari i AKI-së që u arrestua të enjten do të dal sot para Gjykatës.

Prokuroria e Prishtinës ka dorëzuar sot kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj M.K., zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, në Gjykatën e Prishtinës.

Për shqyrtimin e kësaj kërkese gjykatësi Avni Syla ka caktuar seancën dëgjimore në ora 13 e 30.

Ndaj M.K. zyrtarit të AKI-së, po kërkohet paraburgimi për shkak të veprave penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, keqpërdorim i informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim i informacionit të klasifikuar, fotografime dhe incizime të paautorizuara.

KALLXO.com dje ka raportuar se si zyrtari i AKI-së është arrestuar dhe ndaluar nga Prokuroria e Prishtinës.

Prokuroria ka njoftuar dje se ekziston dyshimi i bazuar se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Arrestohet zyrtari i AKI-së, dyshohet për zbulim të informacioneve të klasifikuara