Skenderaj, konfiskohet një pushkë automatike

Njësitet policore në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë kanë realizuar sot rreth mesditës një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës, dega në Skenderaj.

Urdhër-kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Kllodernicë të Skenderajt, e cila ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme të gjatë – pushkë automatike.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa rasti është iniciuar si vepër penale’ -armëmbajtje pa leje, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.