Foto: Ilustrim

Skenderaj, katër të lënduar në një aksident trafiku

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:40.

Siç njofton Policia e Kosovës, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta kanë pësuar katër pasagjerët të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi.

KALLXO.com dje ka raportuar se në fshatin Runik të Skenderajt një 5 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Aksident në Skenderaj, vdes një vajzë 5-vjeçare