Aksion kontrolli i ATK-së në diskoteka FOTO: KALLXO.com

Skandal:Biznesi i diskotekave të Prishtinës zihen duke shmangur tatime

Pas raportimit të KALLXO.com, Administrata Tatimore e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion të gjerë me qëllim të verifikimit të lëshimit të kuponëve fiskalë dhe luftimit të shmangies tatimore.

Cak i këtyre aksioneve ishin sallat e dasmave në Prizren dhe Diskotekat e Prishtinës.

Inspektorët e ATK-së, gjatë kontrollit në këto lokacione kanë hasur në parregullsi të shumta.

Me të filluar kontrollin në sallat e dasmave inspektorët konstatuan se një nga to nuk ishte i pajisur fare me arkë fiskale e poashtu u konstatua edhe se këto kompani deklaronin shuma më të vogla se sa realizonin të hyra në realitet.

Inspektorët gjatë kontrollit kërkuan edhe kontratat e këngëtarëve me dasmorët, mirëpo ato nuk iu prezantuan me arsyetimin se ishin familjarë të dasmorëve.

Parregullsi të mëdha u gjetën edhe në diskotekat – lokalet e natës e Prishtinës.

Qysh në hyrje të njërës prej diskotekave shihej se edhe përkundër faktit se klientët paguanin hyrjen nuk pajiseshin me kuponë fiskalë.

Madje në një nga diskotekat e Prishtinës edhe pse prezent rreth 1 mijë persona ishin lëshuar vetëm dy kuponë fiskalë.

Gjendje e njëjtë u konstatua edhe në diskotekat e tjera. Në to u konstatua se edhe përkundër faktit se tavolinat e mysafirëve ishin të mbushura me pije nuk ishin të pajisura me kuponë fiskalë.

75 tavolina kanë rezultuar të pa pajisura me kuponë fiskal vetëm në njërën nga këto diskoteka.

Të gjitha të dhënat e konstatuara nga Inspektorët e ATK-së, janë përshkruar në raporte të cilat do të dorëzohen zyrës për gjoba dhe ndëshkime “ZGJONA”, dhe pritet të gjobitën për parregullsitë e konstatuara.

https://kallxo.com/lajm/kontrollohen-kengetaret-kameramanet-e-restorantet-e-dasmave/

Operacion kundër vjedhjes së taksave cak diskotekat e medha të Prishtinës

.