Prapa grilave - Ilustrim

Skandal, nxënësja e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga mësimdhënësi në Pejë

Gjykata e Pejës i ka caktuar paraburgimin Xh. H. i dyshuar për sulm seksual ndaj nxënëses se tij të mitur.

Sipas njoftimit të Gjykatës rasti ka ndodhur me 27 dhjetor të këtij viti, në kabinetin e një shkolle në qytetin e Pejës.

“I dyshuari fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të shkonte në kabinetin e shkollës me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë statistikat e suksesit. E mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë dhe shkon në kabinet, vjen mësimdhënësi dhe e ngacmon të miturën e cila arrin që të largohet nga shkolla dhe i lajmëron familjarët e saj”, thuhet tutje në njoftim.

Me këto veprime Xh. H. dyshohet të këtë kryer veprën penale sulm seksual.

Masa e paraburgimit i është caktuar në kohëzgjatje prej 1 muaji.