Ilustrim

Skandal në Ministrinë e Pal Lekajt, inspektorët arrestohen me para në dorë

Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës pas një hetimi dy javor sot ka arrestuar dy persona, të dyshuar për përfshirje në veprat penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit dhe pranimi i ryshfetit në sektorin privat.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim, njëri si ndërmjetësues i ka pranuar të hollat, në rastin konkret 500 euro, kurse tjetri në cilësinë e ekzaminuesit e ka ndihmuar gjatë procesit të provimit teorik duke i treguar përgjigjet e sakta.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, G.K. viti i lindjes 1973 dhe E.Zh. viti i lindjes 1967.

Gjatë kontrollit, në prezencë të avokatit mbrojtës, te të dyshuarit janë gjetur 500  euro që janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë – simulim i veprës së korrupsionit.

Me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia ka njoftuar që në fillim të muajit shtator ka pranuar informacionin se zyrtarë të Departamentit të Patentë Shoferëve në Prishtinë, dyshohet se janë duke marr ryshfet me qëllim që kandidatët për patentë shofer të kalojnë testin teorik.

Hetuesit policorë pas grumbullimit të të dhënave paraprake, kanë njoftuar organet e drejtësisë dhe kanë siguruar urdhëresën nga Gjykatës së Prishtinës për masa të fshehta të hetimit.

Gjatë muajit korrik, Policia e Kosovës kishte arrestuar 23 persona në lidhje me këtë aferë.

Prokuroria e Prishtinës kishte kërkuar paraburgimin për 19 nga të arrestuarit ndërsa Gjykata e kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj tyre kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Të gjithë të dyshuarit në seancën dëgjimore ishin deklaruar të pafajshëm për pretendimet ndaj tyre.

Në lidhje me këtë aferë disa ditë më parë u arrestuan edhe dy zyrtarë policorë të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Ata u arrestuan nën dyshimet për manipulim me provat e rastit të patentë-shoferëve.

Afera e patent-shoferëve, mbi 20 të arrestuar

Skandali me patentë-shoferë: Cilët ekzaminues dyshohen se mbushnin testet e kandidatëve

Dosja e prokurorisë: Ekzamineri i dikton kandidatit testin e patentë- shoferit

Skandali i patentë-shoferëve, Pergjimet e policisë zbulojnë format e plotësimit të testeve