Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Siguria në trafik, Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese

Drejtoria Rajonale e Policisë e Mitrovicës së Jugut ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’’.

Sipas njoftimit të Policisë, kjo fushatë është për t’i shërbyer parandalimit të aksidenteve në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion.

“Ndër objektivat që po realizohen gjatë kësaj jave, është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kurse shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jugu, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor.