Arkiv

Shukri Buja do të gjykohet përsëri

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Ferronikeli”, ku të akuzuar ishin ish-kryetari i Lipjani, Shukri Buja, 8 zyrtarë të Komunës së Lipjanit dhe 1 ndërtues.

Rasti do të gjykohet përsëri në Gjykatën Themelore pasi që Apeli ka aprovuar ankesat e mbrojtjes.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi gjyqtari i Apelit, Afrim Shala.

“Për shkak të shkeljeve të natyrës absolute, Gjykata e Apelit është detyruar ta anulojë në tërësi aktgjykimin e Themelores dhe rastin ta kthejë në rigjykim”, tha Shala për KALLXO.com.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 3 vjet burg për akuzën e keqpërdorimit ish kryetarin e Lipjanit.

I akuzuari i, Nebih Zeqiri, ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burg ndërsa edhe i akuzuari i tretë Halit Gashi ishte gjetur fajtor.

I  akuzuari Fahri Ratkoceri ishte liruar nga akuza ndërsa Fahri Vishesella ishte dënuar me 5 muaj burg, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 3,500 euro), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 euro), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra ishin liruar nga akuza.

Po ashtu, disa të akuzuar në këtë rast kishin përfituar për shkak të vjetërsimit të disa prej pikave të akuzës.

Ky është njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave.