Shtyhet seanca ndaj zyrtarit të komunës së Malishevës

 

Në gjykimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish-shefit të shërbimeve publike në Malishevë, Ismet Mazreku, sërisht mungoi dëshmitari Muharrem Hoti.

Ismet Mazreku, ish-shef i Shërbimeve Publike në komunën e Malishevës, po akuzohet nga Prokuroria e Gjakovës se kishte bërë manipulime me furnizim të kabllos elektrike në fshatin Gajrak të Malishevës, në vlerë mbi 8 mijë euro.

Ndërsa prokurori Ramiz Buzhala, propozoj që të caktohet një ekspert inxhinier i elektrikes.

“Me qëllim të ekonomizimit të procedurës propozoi gjykatës që të caktohet një ekspert pasi që kishte disa dallime sa i përket llojit të kabllos së vendosur, si nga ana e firmës dhe nga punëtorët e KEDS-it, andaj që të largohet kjo dilemë propozoj që të caktohet një ekspert dhe të del në vend ngjarje që të përcaktojë llojin dhe emërtimin e kabllos, e po ashtu që nga zyra qendrore e KEDS-it të kërkohet saktësisht se kujt i është dorëzuar kablloja dhe cili lloj i kabllos, meqenëse depoisti i KEDS-it në Gjakovë dëshmitari Agron Lushi i ka dorëzuar disa prova, por këto prova kërkoj që të evidentohen nga zyra qendrore në Prishtinë, gjegjësisht a janë të evidentuar në librat e kësaj zyre së KEDS-it. Pra nga personi përgjegjës të sjellët jo vetëm përgjigje me shkrim por edhe libër apo dokumente që e dëshmojnë këtë fakt”, deklaroi prokurori Ramiz Buzhala.

Ndërsa prokurori Buzhala kërkoi edhe që dëshmitari Muharrem Hoti, të shoqërohet me detyrim në seancën e rashës.

Muharrem Hoti, është fituesi i tenderit i firmës NTSH “Leoni”, në këtë çështje.

Gjykatësi Nikollë Komani, duke aprovuar propozimin e prokurorit, lëshoi edhe urdhër-arrest ndaj dëshmitarit Muharrem Hoti për ta sjellë në seancën e radhës me datën 21 nëntor.

Në seancat e kaluara kishin dëshmuar ish-drejtori u KEDS-it, Agnez Furra dhe dëshmitarë të tjerë.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Në këtë rast KEDS-i pretendon se ata e kanë vendosur kabllon në fshatin Gajrak të Malishevës, mirëpo në anën tjetër komuna thotë se ka blerë kabllo përmes procedurës së prokurorimit dhe kanë vendosur kabllon në të njëjtin fshat.

Një seancë e këtij gjykimi kishte dështuar të mbahej për shkak të mosprezencës së të akuzuarit.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Në këtë gjykim kishte dëshmuar edhe kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Dëshmia e Ragip Begajt në akuzat për korrupsion në Malishevë

Sipas aktakuzës, Ismet Mazreku në cilësinë e shefit të shërbimeve publike në komunën e Malishevës, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik

Në aktakuzë thuhet se me rastin e inicimit të kërkesës për furnizim me kabllo elektrike të fshatit Gajrak të komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit nga N.T.Sh “Leoni” në vlerë prej 8.727.90 euro, me kabllo me gjatësi prej 410 metra, të cilën kabllo e kishte pranuar dhe e kishte përgatitur raportin e pranimit për furnizim me kabllo elektrike, por nuk vërtetohet që e njëjta është investuar në fshatin Gajrak të komunës së Malishevës.