Shtyhet seanca ndaj Ruhan Behës, ish-kryesuesit të drejtorëve të Trafikut Urban

Është shtyrë seanca ndaj Ruhan Behës, ish-kryesues i drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë, i cili po akuzohet nga prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për veprën penale ushtrim i ndikimit.

Sipas kryetare të trupit gjykues arsyeja për shtyrjen e seancës është konflikti në orar mes seancës ku tashmë është i akuzuar Ruhan Beha dhe seancës për paraburgim e cila ishte caktuar gjatë kohës sa ishte në fuqi vendimi i këshillit gjyqësor të Kosovës.

Prokuroria e Prishtinës e akuzon Ruhan Behën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës Beha akuzohet se gjatë vitit 2019 në cilësinë e kryesuesit të Drejtorëve të Trafikut Urban në Prishtinë në vazhdimësi ka kërkuar nga i kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje L. R. që të punësojë bashkëshorten e tij e cila në këtë ndërmarrje ishte praktikante.

Ai akuzohet se i ka bërë në mënyrë verbale si dhe përmes sms-ve në “WhatsApp”.

Dosja e prokurorisë thotë se Beha fillimisht ka kërkuar dhe kanosur L.R. për hapjen e konkursit për zyrtarë të IT-së e pas shpalljes së këtij konkursi kërkoi punësimin e bashkëshortes së tij.

Këtë konkurs në aktakuzë thuhet se L.R. e kishte anuluar dhe si shkak i kësaj Beha kishte filluar procedurën e shkarkimit të tij si dhe e kishte kërcënuar se do ta rrahë.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast-LINK