Shtime: Eksplodon telefoni, lëndohet një person

Një rast i pazakontë është regjistruar në fshatin Petrovë të Shtimës. Policia e Kosovës ka raportuar se një person është lënduar pas ‘shpërthimit’ të Telefonit.

“Raportohet se viktima ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte duke e përdorur telefonin mobil që ishte i kyçur në rrymë dhe në një moment shkaktohet avari. Viktima është duke u trajtuar në emergjencë në Shtime dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.