Ilustrim - Policia në aksion

Shtetasi i Shqipërisë tentoi ta korruptonte policin me 500 Lekë

Prokuroria po akuzon personin me iniciale D. P., shtetas i Shqipërisë për veprën penale dhënia e ryshfetit.

Sipas aktakuzës me datë 13 qershor shtetasi nga Shqipëria D. P., i kishte ofruar shumën e të hollave prej 500 Lekësh apo 4 Euro rreshterit N. P., zyrtar policor pranë vendkalimit kufitar në Vërmicë.

I akuzuari D.P., derisa kishte qenë i ndalur për regjistrim në hyrje të vendkalimit kufitar në Vërmicë, si drejtues i kamionit me targa të Shqipërisë, kur është afruar në kabinën e kontrollit policor ku ishte rreshteri N. P., nga i njëjti të akuzuarit N. P., i janë kërkuar dokumentet e nevojshme për kontroll.

I akuzuari D. P., me rastin e dorëzimit të dokumenteve që i kërkoheshin, në certifikatën e regjistrimit të kamionit kishte vendosur edhe shumën e të hollave prej 500 Lekësh apo 4 Euro.

Kur rreshteri e kishte pyetur të akuzuarin D. P., pse i kishte vendosur të hollat aty, i njëjti i ishte përgjigjur “për kafe për ju”, ndërsa pas kontrollimit të dokumenteve, i pandehuri nuk kishte pasur asnjë parregullsi.