Foto: Ilustrim

Shtetasi i huaj arrestohet për të shtëna në Novobërdë

Një shtetas i huaj është arrestuar dje në Novobërdë për armëmbajtje pa leje.

Një person ka raportuar në polici se nga një predhë e fishekut i janë dëmtuar shkallët.

Njësia policore ka arritur që të arrestojë të dyshuarin.

Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri,  ndërsa ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.