Ilustrim

Shtërpcë, therje me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një therje me thikë ka ndodhur në fshatin Drajkovc të Komunës së Shterpcës, të shtunën në orën e mbrëmjes.

Dy personat e përfshirë në incidentë janë shqiptarë.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në një lokal ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.