Shpjegimi i Labinot Grudës për ngjarjen e 2 milionëve

KALLXO.com ka siguruar dosjen nga Gjykata lidhur me rastin e të dyshuarit për trasnferimin e 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit në llogari të një biznesi privat. Në dosjen e siguruar nga KALLXO.com zyrtari i Ministrisë së Financave Labinot Gruda ka deklaruar se çështja e dy milionëve nuk ka të bëjë me të.

“Pajtohem në tërësi me të thënat e avokatit mbrojtës… Nuk pajtohem me kërkesën e prokurores së shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, sepse e ndiej veten plotësisht të pafajshëm. Pretendimet për shumën prej 2 milionë euro, nuk kanë të bëjnë aspak me mua”, ka deklaruar i dyshuari Gruda.

“Unë çdo herë i kam përmbushur detyrimet e mia sipas përshkrimit të vendit të punës dhe asnjëherë nuk i kam tejkaluar ato. Nëse më kishte pyetur në mënyrë reale se si kishte mundur të vije deri tek ky transaksion, e që këtu në kërkesë është se: ”nga ora 12.11 min, deri në ora 12,19 min”, është kryer ky transaksion, apo këto transaksione, unë ju them se është diçka e pamundur”, ka thënë ai.

Tutje i dyshuari Gruda ka deklaruar se: “Nëse e marrim mënyrën reale të ekzekutimit të një transaksioni, duhet të kaloj nëpër duart së paku 5 zyrtarëve, t`i marrë të gjitha nënshkrimet apo aprovimet e duhura, gjë që nuk mund të arrihet të kryhet një transaksion i tillë, në afatin kohor prej 8 min. Edhe një herë deklaroj se unë  e ndiej veten plotësisht të pafajshëm lidhur me këtë çështje”.

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj ndaj zyrtarit të Ministrisë së Financave Labinot Gruda pasi  mbajti  seancën me dyer të mbyllura. Paraburgimi  është caktuar për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare. Të pandehurit Labinot Gruda i është caktuar masa e paraburgimit, pasi sipas gjykatës  i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

 

 

 

Avokati i të dyshuarit për transferin 2 milionësh: Nuk ka prova konkrete

.