Ilustrim

Shoqërohet në polici një grua për armëmbajtje pa leje

Nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, një grua është shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se në shtëpinë e saj i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, dy karikatorë dhe katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Naman Sheqiri” në kryeqytet, të martën pasdite.