Pal Lekaj i ulur në bankën e të akuzuarit - 07.11.2019

Sërish shtyhet gjykimi i Pal Lekajt

Seanca gjyqësore ndaj ministrit në detyrë, Pal Lekaj, i akuzuar për korrupsion, e paraparë të mbahej sot (dhe nesër) në Gjykatën e Gjakovës, është shtyrë me kërkesën e prokurorit Atdhe Dema.

Kërkesën prokurori e ka arsyetuar me faktin se do të udhëtojë jashtë shtetit.

Pal Lekaj në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Gjakovës.

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare po akuzohen edhe Ismet Isufi dhe Gani Rama, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga akuzohet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Seancat e radhës u caktuan për datat 23 dhe 24 dhjetor.

Dy seanca janë mbajtur para më shumë se një muaji, mirëpo kjo është hera e dytë që ky gjykim po shtyhet për të njëjtën arsye.

Gjykimi i Pal Lekajt: Drejtori pretendon se nënshkrimi në tender i është falsifikuar

Kujtojmë se lënda e Gani Ramës ishte bashkuar me lëndën e Pal Lekajt dhe të akuzuarve të tjerë pas propozimit të prokurorit Atdhe Dema për bashkimin tyre.

Pal Lekajt e Gani Ramës u bashkohen lëndët në gjykatë

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione përmes kompanisë “UNION-VL” në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione dhe shmangie nga tatimi.

Caktohet dita e gjykimit të Pal Lekajt

Po ashtu, Gani Rama po akuzohet për 218 mijë euro lidhur me shpërndarjen e subvencioneve.

Ish-zyrtari komunës së Gjakovës po gjykohet për 218 mijë euro

Bëhet e ditur që rasti i Gani Ramës është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit pasi që Gjykata e Gjakovës e kishte liruar nga akuza e Prokurorisë, për shkak se nuk ishte vërtetuar se i akuzuari kishte kryer vepër penale.

Lirohet nga Akuza Gani Rama, Zyrtar i Komunës së Gjakovës

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama këto mjete i kishte lejuar pa asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe rregullat e përcaktuara.

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro, thuhet në aktakuzë.

Në këtë rast, ish-kryetari i Komunës se Gjakovës, tash ministër në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me ish-zyrtarin e tij Gani Ramën dhe drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Ismet Isufin, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Në aktakuzë thuhet se vendimet që i ka marrë Pal Lekaj mbulojnë vetëm shumën prej 235.400 euro, ndërsa vendimet e tjera nuk kanë asnjë lloj baze juridike e që arrijnë deri në shumën prej 631.671.82 euro.

Të njëjtit edhe pse kanë qenë të obliguar që ta përcjellin shpërndarjen e subvencioneve deri në fund dhe në përpikëri, kanë lejuar mbi 40% të fermerëve mos të pranojnë fare subvencione, të cilët ia kanë mundësuar biznesit “UNION-VL”, apo personave të tjerë përvetësimin e dobisë pasurore që si pasojë kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Gjakovës në vlerë prej 69.786.00 euro.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Hajdaraga, në cilësinë e udhëheqësit të biznesit “UNION-VL”, ka dhënë informacione jo të sakta me rastin ndarjes së subvencioneve, duke deklaruar dhe nënshkruar se kinse kanë pranuar subvencione të gjithë personat e nënshkruar në formularët mbi pranimin e tyre.

I njëjti me qëllim të shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, ka prezantuar të dhëna të pavërteta lidhur me të ardhurat e biznesit të tij, pasurinë apo gjendjen ekonomike, duke deklaruar një qarkullim më të vogël sesa ai real, respektivisht duke bërë shmangie nga tatimi në shumë rreth 35.550.00 euro, thuhet në aktakuzë.