Sërish alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Për të disatën herë me radhë, është ngritur një alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Nuk ka bombë. Një çantë me rroba e ka harru dikush. Nuk ka ndonjë rast”, ka thënë ajo.

Kontrolli dhe evakuimi i qytetarëve pas telefonatës për bombë në Stacionin e Autobusëve (VIDEO)