Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Sëmuret i akuzuari, dështon seanca kundër ish-anëtarëve të bordit të Bankës për Biznes

Seanca kundër të akuzuarve, Nazmi Mustafa, Nail Reshidi, Skender Blakqori, Ismet Brajshori, Islam Zekaj, Sherafedin Zhitia, Zylfi Arifaj, Pashk Bala që ishte caktuar të mbahet sot ka dështuar.

Shkak për dështimin e seancës ishte mungesa e të akuzuarit Ismet Brajshori. Në seancë mungonte edhe i akuzuari tjetër Skender Blakqori.

Prokuroria speciale kishte ngritur akuzë ndaj të akuzuarve Nazmi Mustafes, Nail Reshidit, Skender Blakqori, Ismet Brajshori, Islam Zeka, Sherafedin Zhitia, Zylfi Arifaj, Pashk Bala për veprat penale keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, lidhja e kontratës së dëmshme dhe krim të organizuar.

Në bazë të aktakuzës, gjatë viteve 2003-2005, në cilësinë e personave të autorizuar, Nazmi Mustava-kryetari i bordit drejtues dhe Nail Reshidi, Skender Blakqori, Ismet Brajshori, Islam Zeka-anëtar të bordit drejtues në BPB dhe Islam Zeka në cilësinë e drejtorit gjeneral të bankës me qëllim të përfitimit për interesin e tyre personal, dobisë pasurore a financiare në mënyrë të kundërligjshme për organizatën e biznesit ose personin juridik në të cilin ishin punësuar, duke i keqpërdorur autorizimet në ekonomi si dhe duke lidhur kontrata për të cilat e dinin se ishin të dëmshme, i kanë shkaktuar dëm bankës duke i vënë në rrezik paratë e depozituesve.

Shqyrtimi i sotëm gjyqësor u shty për muajin shtator.

Kallxo.com kishte raportuar edhe më parë për këtë rast.

https://kallxo.com/suspendimi-prokurorit-shtyn-gjykimin-e-zyrtareve-te-bpb-se/