Selimi për prokurorin Ukshini dhe gjyqtarin Hoti: Do t’i mungoni sistemit të drejtësisë̈

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i ka shpreh ngushëllime familjarëve të gjyqtarit dhe prokurorit që vdiqën gjatë ditës së sotme.

“Me keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Shasivar Hoti, dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini. Dy profesionistë të shquar, të cilët do t’i mungojnë sistemit të drejtësisë̈ në Kosovë, për fuqizimin e të cilit ata kanë dhënë kontribut të çmuar. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoti dhe Ukshini”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Prokurori Ukshini ishte i diagnostikuar me COVID-19.