ARKIV - Foto: Kallxo.com

Sadri Ramabaja lirohet nga paraburgimi

Sot Apeli, e prishi aktgjykimin e shkallës së parë më të cilin u dënuan të akuzuarit e organizatës të ashtuquajtur “Syri i Popullit”.

Pasi lëndën e ktheu në rigjykim, Apeli ka vendosur edhe në lidhje me masën e paraburgimit ne të cilën ndodheshin të akuzuarit Avni Llumnica, Sadri Ramabaja e Murat Jashari.

Apeli, e liroi nga paraburgimi të akuzuarit Sadri Ramabaja  duke i zëvendesuar këtë masë me paraqitjen në Stacionin Policor.

Ndërsa Avni Llumnicës dhe Murat Jasharit i vazhdoi paraburgimin.

Sadri Ramabaja, më 22 janar 2020 ishte dënuar më 5 vjet burgim për veprën penale pergatitna e veprave terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ramabaja akuzohet se ka redaktuar librin “Lufta e Pambaruar”  të shkruar nga i akuzuari Murat Jashari.

Ky libër sipas akuzës përmbante letra dhe emrat për likuidimin fizik të udhëheqësve shtetërorë të Kosovës duke filluar nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi e tutje.

Në këtë proces penal ishte i dëmtuar edhe prokurori i rastit Sylë Hoxha emri i të cilit gjindej në njërën nga letrat për eleminimin fizik të prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës.