Paratë që dyshohet se janë të falsifikuara | Foto: Policia e Kosovës

Sa pagoi Xhabir Zharku për lirim nga paraburgimi?

Xhabir Zharku sot është liruar nga paraburgimi me anë të dorëzanisë.

Atij i është dashur që të deponojë shumën prej 100 mijë eurove në llogarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mënyrë që të lirohej nga paraburgimi.

Lajmin për lirimin e Zharkut për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësja e tij, avokatja Albana Kelmendi.

Me këtë rast përpos shumës së dorëzanisë, Gjykata e Ferizajt të njëjtit i ka konfiskuar edhe pasaportën e Suedisë.

Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku ishte arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Xhabir Zharku po qëndron në paraburgim nga data 15 dhjetor e vitit të kaluar.

Zharku ishte arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në përpjekje për t’u larguar nga Kosova.

Kallxo.com ka raportuar për këtë rast nga fillimi i arrestimit të tij – LINK