Rugovë, policia arreston burrat që u panë tek gjuajnë me armë në një video

Dy burra janë arrestuar në fshatin Shkrel të Rugovës si të dyshuar për gjuajtje me armë.

Sipas njofimit, stacioni policor ka pranuar një video inicizim i cili është shpërndarë në rrjete sociale, ku shihen se dy të dyshuarit, me datën 18 janar në fshatin Shkrel në Rugovë-Pejë në një aheng kanë gjuajtur me armë zjarri.

J.G, 35 vjeç dhe E.A, 32 vjeç dyshohen për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,  dhe përdorim i armëve apo mjetit t rrezikshëm’

“Me të marrë informatën e lartcekur, hetuesit e Stacionit Policor Pejë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore për identifikimin rrjedhimisht arrestimin e personave të dyshuar. Pas identifikimit të personave të dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë bastisur shtëpitë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.