Rrokulliset një veturë në Dollc të Klinës

Një aksident trafiku, me ç’rast është rrokullisur një veturë, ka ndodhur sot pasdite në Dollc të Klinës.

Policia e rajonit të Pejës rastin po e trajton si vetaksident.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta dhe ka treguar se si ka ndodhur aksidenti.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 17:15 në Dollc të Klinës. Vozitësi kur e ka vërejtur që mundet me goditë tjetrën veturë, është munduar të ikë në anën tjetër të rrugës dhe është rrokullisur. Vozitësi ka pësuar lëndime të lehta, dëmet materiale janë më të mëdha. Ky quhet vetaksident. Vozitësi ka kërkuar ndihmë në Qendër të Mjekësisë Familjare, pasi kanë qenë lëndime të lehta”, theksoi ai.

Sipas Gashit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.