Foto: KPK

Rregullorja e KPK-së për komunikimin me pushtetet tjera - Respektim i hierarkisë, apo përpjekje për 'disipinimin' e prokurorëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 11 tetor të këtij viti nxjerri një vendim më të cilin obligoi kryeprokurorët dhe prokurorët e Kosovës  që për çdo komunikim me përfaqësuesit e pushteteve tjera të njoftohet KPK-ja.

Këshilli këtë vendim e ka nxjerre duke u bazuar në nenin 7 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në kompetencat e Këshillit sipas këtij neni hyn edhe hartimi dhe miratimi i Kodit të sjell së Prokurorëve të shtetit.

Ndonëse në Kodin e Etikës është rregulluar mënyra e llogaridhënies dhe transparencës së punës së prokurorëve të njëjtit me vendimin e 11 tetorit po ‘kërcënohen’ me procedurë disiplinore nëse komunikojnë me përfaqësuesit e pushteteve të tjera pa ju dërguar shënim zyrtar mbikëqyrësit, kryeprokurorit dhe kryesuesit të KPK-së.

Kodi i etikës lidhur me transparencën e prokurorit me qytetarët dhe mediat thotë se: “Prokurori është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, prandaj institucioni i Prokurorit të Shtetit është i arritshëm dhe i afërt për mediat”.

Tutje në këtë kod thuhet se “Për qëllime të dhënies së informatave për mediat, prokurori duhet t’i respektojë udhëzimet e brendshme përkatëse në lidhje me marrëdhëniet me publikun. Ai duhet të përmbahet nga cilido kontakt me mediat pa pëlqimin apo autorizimin e kërkuar”, por nuk parashihet të iniciohet procedurë disiplinore nëse ata komunikojnë me përfaqësuesit e njërit prej pushteteve si janë mediat.

Vendimi i datës 11 tetor i KPK-së  ka për pasojë  fillimin e procedurës disiplinore për kryeprokurorët dhe prokurorët nëse komunikojnë me përfaqësuesit e pushteteve të tjera por vendimi i tillë nuk është në përputhje me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Sipas Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorve në nenin 6 nuk është sanksionuar komunikimi me përfaqësuesit e pushteteve të tjera në këtë nen pika

Sipas nenit 6 par.2 pika 2.3 shkelje disiplinore e prokurorit të shtetit paraqet komunikimi me personat e paautorizuar lidhur me informacionet konfidenciale të marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

“Komunikon me personat e paautorizuar informacionin konfidencial të marrë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Pra në këtë ligj nuk parashihet si shkelje disiplinore komunikimi me përfaqësuesit e pushteteve të tjera nëse komunikimi nuk ka të bëjë me zbulimin e informacionit konfidencial.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në tetor kishte paralajmëruar distancimin e komunikimit me Qeverinë e Kosovës, kjo si shkas i deklaratës së zëvndës ministrit të drejtësisë Blerim Sallahu.

E gjithë kjo kishte rrjedhur si pasojë e denoncimit që kishte bërë Blerim Sallahu rreth denoncimit të vendimit mbi kompensimin e ekespertëve mjekoligjorëe  e që sipas Sallahut buxheti i Kosovës është dëmtuar me rreth 1 milion euro.

Kjo bëri që Këshilli Prokurorial të regaojë  duke i quajtur të pabaza pretendimet e Sallahut.

Gjatë kohëve të fundit Këshilli Prokurorial në mënyrë unanime ka marrë vendim për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e procesit të vettingut.

Kjo pasi sipas Këshillit Prokurorial ky proces do të ndikojë në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Në pyetjet e dërguara nga KALLXO.com, Këshilli është përgjigjur përmes një sqarimi në të cilin shkruan se:

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sqaron se vendimi i cili obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e tyre të drejtpërdrejtë, përkatësisht Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, lidhur me komunikimin me përfaqësuesit e pushteteve të tjera, ka për qëllim respektimin e plotë të hierarkisë institucionale dhe funksionimin e sistemit prokurorial në mënyrë sa më të koordinuar dhe efikase”.

“Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë, ky vendim nuk e kufizon apo ndalon komunikimin me pushtetet e tjera, mirëpo vetëm obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë për çdo komunikim dhe takim që zhvillojnë me përfaqësuesit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare” thuhet në sqarim