Rrëfimi i infermieres që punoi për klinikën e të akuzuarës Gjina Zeqiri

 

Ermelinda Zenunaj, doli para Gjykatës sot për të dhënë dëshmitë e saj në rastin në të cilin Gjina Zeqiri po akuzohet për dy vepra penale.

Prokuroria e akuzon Zeqirin për veprat penale të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor si dhe atë të transplantimit të kundërligjshëm dhe trafikimit të organeve dhe qelizave njerëzore.

Duke qenë në arrati, Gjina Zeqiri është duke u gjykuar në mungesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Ilfete Baxhaku e Agron Devaja, ndërsa ndaj dy shtetasve turq Ersan Donmezi si dhe Handan Namlë është veçuar procedura pasi që janë shtetas të huaj dhe nuk ndodhen në Kosovë.

Dëshmitarja Ermelinda Zenunaj ishte e propozuar nga mbrojtësi i të akuzuarës Ilfete Baxhaku, avokati Tahir Rrecaj.

Dëshmitarja Zenunaj me profesion stomatologe, deklaroi se në periudhën kohore prej nëntorit të vitit 2012 e deri në shkurt të vitit 2013 kishte punuar në klinikën ‘Global Hospital’ te doktoresha Gjina Zeqiri, për disa muaj si motër medicinale.

Gjatë dhënies së dëshmisë dëshmitarja Ermelinda Zenunaj shtoi se të akuzuarën Ilfete Baxhaku e kishte takuar gjatë kohës sa ka punuar të doktoresha Gjina Zeqiri, ku para se të largohej ajo nga puna, Gjina e kishte marr Ilfete Baxhakun në punë si motër medicinale dhe kohëzgjatja sa kishin punuar bashkë kishte qenë 1 muaj pune sipas dëshmitares Zenunaj.

Dëshmitarja Zenunaj shtoi se urdhërat e punës si motër medicinale i kishte marr nga doktoresha Gjina Zeqiri, e që këto punë sipas dëshmitares kishin qenë pranimi i pacientëve, përcjellja e pacientëve deri në zyrën e doktoreshës, komunikimi me pacientë përmes telefonit, caktimi i termineve përmes telefonit, etj. dhe nëse nuk do t`i zbatonin këta urdhëra do të pasonte suspendimi, shtoi më tej e njëjta.

Më tutje, Zenunaj tregoi se spitali ‘Global Hospital’ ka qenë i specializuar për IVF dhe shtoi se në periudhën kohore kur kishte punuar nuk ka pasur njohuri nëse ushtrohet ndonjë veprimtari e kundërligjshme brenda spitalit dhe se nuk ka rastis të takoj personel tjetër mjekësor.

Prokuroria e akuzon Zeqirin për veprat penale të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor si dhe atë të transplantimit të kundërligjshëm dhe trafikimit të organeve dhe qelizave njerëzore.

Në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Ilfete Baxhaku e Agron Devaja, ndërsa ndaj dy shtetasve turq Ersan Donmezi si dhe Handan Namlë është veçuar procedura pasi që janë shtetas të huaj dhe nuk ndodhen në Kosovë.

Sipas aktakuzës të akuzuarit Gjina Zeqiri, Ersan Donmezi si dhe Handan Namlë në klinikën private “Global Hospital”, e cila gjendet në Prishtinë në nëntor të vitit 2014, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, pasi që me rastin e trajtimit mjekësor të pacienteve në sektorin e sterilitetit (IVF), haptas nuk kanë përdorur masat përkatëse higjienike-sanitare, si dhe kanë përdorur produkte dhe pajisje farmaceutike-medicinale me pa banderolë dhe me afat skaduar.

Në bazë të aktakuzës në periudhën prej vitit 2012 e deri me datën 14 nëntor 2014 në spitalin privat “Global Hospital”, e akuzuara Gjina Zeqiri-gjinekologe, drejtoreshë në këtë klinikë, paraprakisht pa autorizim dhe në kundërshtim për Ligjin për Transplantimin e Indeve dhe Qelizave, pa arsye mjekësore nga persona të ndryshëm-donatorë-të dëmtuar, duke e shfrytëzuar gjendjen e dobët ekonomike të tyre, me qëllim të transplantimit, ka blerë qeliza vezore në këmbim të shumave të ndryshme të parave.

Rrëfimi i Gjina Zeqirit nga Arratia