Rrëfimet e dëshmitarëvë për rastin e 'Arratisjes së Sami Lushtakut nga QKUK'-ja
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë Burim Buleshkaj në gjykimin për “Arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK”-ja deklaroi se: “Jeta e të paraburgosurve do të rrezikohej në çdo moment në burgun e Mitrovicës”.
Procesi Gjyqësor “Arratisjen nga QKUK”-ja, e Sami Lushtakut, Ismet Haxhës dhe Sami Jasharit vazhdoi me dëgjimin e ushtruesit të detyrës së Drejtori të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj.
Sami Lushtaku, Emrush Thaçit, Ismet Haxhës, Mërgim Lushtakut, Dardan Gecit, Bashkim Dervishollit, Valon Behramjat, Argjend Behramajt, Ylber Blakës, Gzim Ahmetit, Xhevdet Zemës, Myrvete Lushtakut, Agim Ukës, Ismail Dibranit, Sami Gjokës, Negjip Shtarit, Rrustem Rrukollit, Rexhep Gjotës, Skender Tahirit, Bajram Dibranit, po gjykohen për veprën penale mundësim i arratisjes personit të privuar nga liria.
Lushtaku, Haxha dhe Jashari ishin arratisur nga QKUK-ja për të mos u transferuar në qendrën e paraburgimit në veriun e Mitrovicës.
Në seancën e sotme munguan dëshmitarët Millan Radojeviç, Valmir Laiqi, të cilët mungesën nuk e kanë arsyetuar. Kurse për dëshmitarin Fadil Sopjani gjykata është njoftuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjykimi vazhdoi me dëshmitarin Burim Buleshkaj, i cili rrëfeu për gjykatën se: “Në vitin 2014 ishte udhëheqës për siguri, në Drejtorinë Qendrore në Burgun për Siguri të Lartë në Dubravë”.
Ai tregoi se me datën 20 maj 2014 kishte qenë në pushim kur ishte kontaktuar nga Binak Berisha komandanti i Stacionit Policor në Prishtinë për t`u pyetur se çfarë transferi keni sot nga spitali.
Dëshmitari Buleshkaj rrëfeu se pasi kishte kontaktuar me Sokol Zogajn, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm ai kishte thënë se: “Nuk kemi asnjë transfer të planifikuar”.
“Pas 2 ore, kam mësuar se nga oficeri korrektues Bashkim Dervisholli se nuk kemi kontroll të mbikëqyrjes mbi të paraburgosurit”, tha dëshmitari Buleshkaj.
Tutje dëshmitari Buleshkaj, tregoi se nga tani i akuzuari Dervisholli kishte mësuar se ai kur ishte kthyer nga WC-ja nuk i kishte gjetur në dhomë të paraburgosurit.
E për këtë arratisje është formuar Komisioni i Hetimit pjesë e të cilit nuk isha unë por e di që ka rezultuar me pezullimin nga puna të oficerëve korrektues tha dëshmitari Buleshkaj.
Tutje dëshmitari Buleshkaj tha se për caktimin e masës së sigurisë merret parasysh kategorizimi i të paraburgosurit, por rregullorja specifikon se 2 oficerë korrektues duhet të ruajnë një të paraburgosur.
Ndërsa për të akuzuarit Lushtaku, Jashari dhe Haxha dëshmitari Buleshkaj tha se:
“Asnjëri nga këta të paraburgosur nuk kanë qenë të kategorizuar me rrezikshmëri të lartë apo shumë të lartë dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk janë caktuar masa të rrepta për caktimin e sigurisë”, tha ai.
Dëshmitari tregoi edhe për procedurën e hospitalizimit të paraburgosurve jashtë qendrave të paraburgimit.
Ai tregoi se pasi mjeku i qendrës së paraburgimit të lëshojë udhëzim për shërim të një specialist jashtë qendrës së paraburgimit nëse situata nuk është urgjente merret leje me shkrim nga gjykatësi i procedurës paraprake e nëse situata është urgjente merret leja verbale përmes telefonit.
“Por gjithsesi rekomandimin e mjekut për trajtim në spital e nënshkruan drejtori i burgut” tha dëshmitari Buleshkaj.
I pyetur nga i akuzuari Emrush Thaçi, se: “Kush e ka bërë kërkesën për sigurimin e të paraburgosurve”, dëshmitari Buleshkaj, u përgjigj se për këtë rast nuk i kujtohej por duhet të ketë qenë e parashtruar nga Qendra e Dubravës shqyrtimin dhe delegimin e së cilën e ka bërë Departamenti për Siguri dhe Operative në Qendrat e paraburgimit në Prishtinë dhe Lipjan të cilat kanë vendosur për masat e ruajtjes së tyre.
Poashtu dëshmitari Buleshkaj, foli edhe për sigurinë në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës.
“Çështja e sigurisë në burgun e Mitrovicës në vitin 2014 ka qenë shumë e brishtë, nga shpallja e pavarësisë në 2008 dhe formimi i strukturave paralele na është dashtë me tërheq stafin korrektues shqiptar për shkak se kanë qenë të rrezikuar, dhe është thyer vetura që i ka transportuar në veri të Mitrovicës.
I pyetur nga gjykatësi Shashivar Hoti, se: “Cila do ishte siguria e të paraburgosurve nëse do të transferoheshin në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës?
Dëshmitari Buleshkaj tha se: “Arsyeja qe nuk e kemi zbatuar urdhëresën e gjykatës për transferimin e të paraburgosurve në Mitrovicë ishte se institucionet tona nuk kanë ushtruar kontroll të plotë në atë pjesë të vendit dhe jeta e të paraburgosurve do të rrezikohej në çdo moment”.
Seanca e radhës do të mbahet nesër me datën 05 shkurt.
Aktakuza përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, përshkruan pretendimet për mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu, duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali drejt një banese.
E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të Shërbimit Korrektues.
Pjesë e aktakuzës është edhe i biri i Lushtakut, Mërgimi, roli i të cilit përshkruhet në këtë aktakuzë të Prokurorisë.
Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në Burgun e Mitrovicës.
Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e poashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.
Në korrik të vitit 2017, Gjykata Supreme e ka liruar Lushtakun nga akuza për krime të luftës në bazë të së cilës ai ishte dënuar me 12 vjet burg në vitin 2015, dënim të cilin Gjykata e Apelit e kishte zvogëluar në 7 vjet burgim.
Arratisja nga QKUK-ja, Emrush Thaçi, Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Mërgim Lushtaku, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramja, Argjend Behramaj, Ylber Blaka, Gzim Ahmeti, Xhevdet Zema, Myrvete Lushtaku, Agim Uka, Ismail Dibrani, Sami Gjoka, Negjip Shtari, Rrustem Rrukolli, RExhep Gjota, Skender Tahiri, Bajram Dibrani,Florije Shamolli, Shashivar Hoti, Beqir Kalludra, Lutfi Shala