Rrëfimet e dëshmitarëve për gjuajtjet me armë në mes të Sabehudin Arifit dhe Besnik Marovcit në Gjilan

Sabehudin Arifi dhe Besnik Marovci, të akuzuar për vrasje në tentativë, lëndim të rënd truporë, armë mbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm janë ballafaquar në gjykatën e Gjilanit me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas Prokurorisë Gjilanit i akuzuari Sabehudin Arifi me datë 27 janar 2019, në Gjilan, ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, i njëjti pas një mosmarrëveshje me të akuzuarin tjetër Besnik Marovci, në parkingun e një restoranti ka gjuajt me armë 4 herë duke rrezikuar jetën e disa personave e në mes tyre edhe jetën e të akuzuarit tjetër Besnik Marovci.

Aktakuza thotë se ky problem mes të akuzuarve ka vazhduar edhe më tutje.

Me datën 04 mars 2019 po në Gjilan i akuzuari Sabehudin Arifi pas mosmarrëveshjes së parë (me të akuzuarin tjetër Besnik Marovci), që kishte ndodhur në muajin janar ka tentuar ta vras atë, duke i shkuar te vetura e tij dhe duke e goditur atë me sëpatë dhe shufër metalike.

Prokuroria pretendon se i akuzuari në mënyrë të vazhdueshme ka bartur armë pa leje..

Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari tjetër Besnik Marovci ka tejkaluar mbrojtjen e nevojshme, pasi ka qenë i sulmuar nga i akuzuari tjetër Sabehudin Arifi edhe pse ka përfunduar sulmi i njëjti e nxjerr revolen dhe gjuan në drejtim të tij (Sabehudinit), duke e qëlluar në këmbë.

Aktakuza sqaron se i akuzuari Besnik Marovci në mënyrë të vazhdueshme ka bartur armë pa leje.

Në seancën e sotme (20.12.2019) u dëgjuan tre dëshmitarë.

Njërit nga ta nga trupi gjykues i kërkoi qe në mënyrë vizuele (me anë të vizatimit) të sqaroj rrethanat e ngjarjes.

Dëshmitarja V.H. tha se: “Natën kur ka ndodhur ngjarja Sabehudini ka qenë afër veturës së Besnik Marovcit. Ai ishte afërsisht 1 metër, kur i kam par këta personat që janë këtu me maska kam bërtitur dhe i kam treguar Besnikut. Njëri prej tyre e ka hapur derën e shoferit dhe e ka sulmu Besnikun”.

Tutje ajo tha se: “Pas kësaj ngjarje dikush ka gjuajtur me armë dhe pastaj Besniku e ka marr revolen e tij që e kishte pasur në derë të veturës dhe ia ka kthyer gjuajtjen. Kur kanë gjuajtur me armë edhe grupi me maska, por edhe Besniku, asnjëri prej personave të maskuar nuk ka mbetur në vend, sepse kur kanë pushuar gjuajtjet unë jam largu e fundit nga aty dhe nuk e kam parë askënd aty”, përfundoi dëshmitarja.

Dëshmitari i tjetër Betim Hoti, tha se mbetet në tërësi prapa deklaratës që e ka dhënë në Prokurori.

“Në natën që bëhet fjalë unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi dhe kam dëgju krisma të armës. Kur kam dal nga vetura ime e kam vërejt një person që është i maskuar dhe ka qenë duke u larguar me armë në dorë”, deklaroi dëshmitari Hoti.

Dëshmitari i fundit, Egzon Hoti, deklaroi se me datën 27 janar 2019 ka qenë në një kafeteri dhe e ka parë një person me armë në dorë, por se nuk e kishte parë duke gjuajtur.

“Unë edhe sot e asaj dite nuk e di se kush ka qenë personi me revole në dorë”, përfundoi dëshmitari Hoti.

Pasi dëshmitari nuk ishte i qartë, kryetari i trupit gjykues Aziz Shaqiri e ftoj atë qe të bëj paraqitjen në mënyrë të shkruar të asaj se ku ka qëndruar ai dhe si e ka parë personin me armë.

Seanca e sotme u shtye për muajin shkurt 2020.