Prapa grilave - Ilustrim

Rrahu gruan në sy të fëmijëve, gjykata merr vendim për të dyshuarin

M.R., i dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në sy të fëmijëve pritet të mbetet në paraburgim, kjo pasi gjykata e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, Gjykata e Prishtinës -Degë në Podujevë të pandehurit M.R., i caktoi masën e paraburgimit për veprën penale dhunë në familje ne kohëzgjatje prej 20 ditësh.

Gjykata ka gjetur se masa e paraburgimit është adekuate për zhvillimin e papengueshëm të procedurës në këtë çështje penale.

Poashtu, gjykata ka gjetur se nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i përsëritjes se veprës penale ndaj të dëmtuarës, pasi që vepra penale ndaj saj është kryer në ambient familjar para fëmijëve dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Sipas komunikatës, i pandehuri është udhëzuar me të drejtën e paraqitjes së ankesës ndaj vendimit mbi paraburgim në Gjykatën e Apelit.