Ilustrim

Rrahje në Kamenicë, arrestohet mërgimtari

Një burrë është arrestuar në Kamenicë nën dyshimet se është përfshirë në rrahje.

I dyshuari sipas policisë është shqiptar me nënshtetësi austriake dhe dyshohet se u rrah me një shtetas të Kosovës.

Rasti ndodhi dje pas orës 1 të mëngjesit.

Dy të dyshuarit si pasojë e lëndimeve kanë marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari i arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.