Ilustrim

Rrahje mes tre personave në Prishtinë, u konfiskohen dy thika

Tre persona janë arrestuar nga ana e policisë pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë , dje rreth orës 17:55.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas PK-së, nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.