Rrahje masive në Zubin Potok, përdoren edhe karriget

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin ka arrestuar dy persona.

Përleshja fizike ndërmjet disa personave ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në një tubim të bujqve.

Sipas Policisë njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime  trupore pasi që në sallë ka pasur edhe hedhje të karrigeve dhe tavolinave.

I lënduari ka marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në mënyrë të rregullt.