Rrahja me boks të hekurit dhe thikë, gjykata shpall vendimin

2 vite burgim me kusht i ka shqiptuar Gjykata e Pejës, Fati Qelajt, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor

Qelaj u akuzua se ka prerë me thikë në fytyrë Uranik Gashin.

Burgimi prej 2 vitesh nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale në afat prej 2 vitesh.

Qelaj sot paraprakisht pranoi fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Trupi gjykues në këtë rast përbëhëj nga Sylë Lokaj, Sami Sharraxhiu e Sejdi Blakaj.

Sipas aktakuzës  Qelaj më 9 shkurt 2019, në parkingun përball lokalit “Fox”, me boks hekuri me pjesë të shtuar thikë, godet të dëmtuarin Uranik Gashi në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar këtij të fundit lëndim të rëndë trupor me shëmtim të përhershëm.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

Pejë, pranon fajësinë për rrahje me boks të hekurit e thikë